Shkurt.ch
Rënie e madhe e numrit të shkurorëzimeve në Zvicër
Janë shkurorëzuar 14.900 çifte që është për 12.8% më pak se një vit më parë. Rënie ka shënuar edhe numri i lindjeve
Gjatë vitit 2017 në Zvicër kanë ardhur në jetë 85.000 fëmijë që është për 2900 ose për 3.3% më pak se gjatë vitit 2016. Mesatarisht një grua i bie të ketë lindur 1.48 fëmijë. Rënia e natalitetit është shënuar në pothuaj të gjitha kantonet. Më shumë të lindur ka pasur vetëm në kantonet: Uri, Nidwalden, Jura dhe Lucern.
Këto janë të dhënat më të reja (ende provizore) për vitin 2017 që i ka publikuar pak ditë më parë Zyra Federale për Statistikë (BFS), shkruan albinfo.ch.
Shumica e madhe ose 75.5% të lindjeve janë bërë në kuadrin e familjeve (çifteve të martuara). Ndërsa numri i lindjeve jashtëmartesore ka shënuar një rritje të vogël, nga 24.2% në 24.5 brenda periudhës së përmendur.
Po ashtu në vitin 2017 ka pasur një rënie të numrit të martesave. Kështu, nëse në vitin 2016 në Zvicër ishin martuar 41.600 çifte, në vitin 2017 ky numër ka rënë në 39.800, që është për 4.5% më pak. Rënie kanë shënuar si martesat në mes të shtetasve të Zvicrës (minus 9.1%) ashtu edhe martesat e përziera.
Është interesante se rënie më të madhe gjatë vitit 2017 kanë shënuar shkurorëzimet, shkruan albinfo.ch. Janë shkurorëzuar pra 14.900 çifte që është për 12.8% më pak se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











