Shkurt.ch
Kosovari del në anën e gabuar të rrugës: Lëndohet rëndë ai dhe një grua nga makina tjetër
Nga kjo përplasje, ngasësja e makinës lëndohet lehtë ndërsa shoqëruesja e saj pëson lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch. Po ashtu rëndë lëndohet edhe kosovari
Pak para orës 12 e 30 të ditës së sotme, një kosovar 37 vjeçar po ngjitej me veturën e tij përpjetë nga lokaliteti Hanneg drejt atij Hirzel, në Kantonin e Cyrihut, në rrugën drejt Zugut. Në një kthesë, makina e tij, për shkaqe ende të panjohura ka rrëshqituar majtas, në korsinë tjetër dhe për pasojë, është ndeshur me makinën e një zviceraneje 26 vjeçare, shkruan polizeiticker.ch.
Nga kjo përplasje, ngasësja e makinës lëndohet lehtë ndërsa shoqëruesja e saj pëson lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch. Po ashtu rëndë lëndohet edhe kosovari. Të tre të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për në spitalet e afërta.
Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetërore Limmattal/Albis është duke e hetuar shkakun e saktë të aksidentit.
Për shkak të këtij aksidenti është bllokuar për disa orë rruga Hanegg-Hirzel, transmeton albinfo.ch. Grupi i zjarrfikësve të Horgenit ka ngritur në vendin e ngjarjes një devijim të rrugës.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










