Shkurt.ch
Kërcënimi me bombë në qendër të Bernës përfundon pa pasoja
Lokacioni i përmendur ka mbetur i bllokuar deri pas orës 18.00 ndërsa policia ka gjetur objektin e dyshimtë të cilin, siç bëhet e ditur, nuk ka pasur nevojë ta shpërthente
Pasditen e sotme policia ka rrethuar dhe bllokuar kishën dhe hapësirën rreth Stacionit kryesor hekurudhor në qendër të Bernës. Shkak për këtë ka qenë një njoftim për kërëcënim me bombë.
Lokacioni i përmendur ka mbetur i bllokuar deri pas orës 18.00 ndërsa policia ka gjetur objektin e dyshimtë të cilin, siç bëhet e ditur, nuk ka pasur nevojë ta shpërthente. Me atë rast policët kanë arrestuar në kishë një person të dyshuar.
Nuk ka informacione se ndaj kujt ishte drejtuar kërcënimi me bombë.
Ndërkohë që lokalet përreth të gjitha janë evakuuar dhe tramvajët bashkë me autobusët janë ndaluar, qarkullimi i trenave në stacion nuk është prekur fare nga kjo bllokadë.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










