Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut shënon rekord: 29 milionë pasagjerë gjatë vitit 2017
Gjatë vitit 2017 në këtë aeroport kanë aterruar ose nga ai kanë fluturuar, 29 milionë njerëz që tregon për një rritje prej 6 për qind në krahasim me vitin e kaluar
Aeroporti më i madh në Zvicër, ai i Cyrihut ka shënuar edhe një rekord sa i përket numrit të pasagjerëve që e kanë shfrytëzuar. Kështu, siç thuhet në një komunikatë të tij, gjatë vitit 2017 në këtë aeroport kanë aterruar ose nga ai kanë fluturuar, 29 milionë njerëz, shkruan nzz.ch.
Kjo shifër tregon një rritje prej 6 për qind të numrit të tyre në krahasim me atë të vitit të kaluar.
Rritja e numrit të pasagjerëve sigurisht është pasqyruar edhe në bilancin financiar vjetor të aeroportit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Kështu, fitimi që ka realizuar ky aeroport gjatë vitit 2017 është rritur për 4.5 për qind, duke arritur në 250 milionë.
Ky fitim është llogaritur pa i përfshirë aty efektet e veçanta që prodhojnë shitjet e disa aseteve të aeroportit. Nëse do të përfshiheshin edhe ato, atëherë fitimi i realizuar është 285.5 milionë franga.
Ndërsa qarkullimi i Aeroportit të Cyrihut në fund të vitit 2017 ka arritur në kuotën prej 1.04 miliard frangash, pasi që është rritur për 2.4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












