Lifestyle
Rita Ora publikon videon me prapaskenat e udhëtimit në Kosovë
Ajo po ashtu në video shihet duke folur në gjuhën shqipe edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj
Ylli i muzikës botërore Rita Ora ka publikuar një video të prapaskenave të udhëtimit dhe koncertit të saj që mbajti më 17 shkurt në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Rita në fillim të videos prej mbi 14 minuta tregon se po shkon në vendin e lindjes së saj, ku për të cilën thotë se është krenare, përcjell albinfo.ch.
Ajo po ashtu në video shihet duke folur në gjuhën shqipe edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Rita po ashtu dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe me një kushëri të saj të vogël, i cili nuk e ka idenë se njerëzit e mbledhur po e prisnin Rita Orën për koncert.
“Është ditë e rëndësishme për mua sepse e di se çfarë rëndësie ka kjo ditë për familjen time dhe për shoqërinë. Do të jetë momenti im më i mirë në jetën time sepse është vendi im. Kurrë nuk kam pasur më shumë shikues se tani. Nuk e di se çfarë të bëjë”, ka thënë Rita në një pjesë të videos.
“Është vendi im dhe është diçka e veçantë të jetë ambasadore e këtij vendi. Të jesh femra e parë e këtij vendi që performon në botë është diçka e pabesueshme për ata. Vendi im është i vogël dhe i mungojnë këto koncerte. Më pëlqen të jem e para dhe më bën të jem krenare. Punoj shumë që ta vendosi vendim tim në hartë dhe do të vazhdojë të punoj”, ka thënë ajo në momentet e fundit të videos.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











