CH-Ballkani
Bora zbukuron Ulqinin
Këtë javë Ballkani si pjesa e tjetër e Evropës po përballet me mot të ftohtë dhe reshje bore. Borë ka rënë edhe në vendet bregdetare, si në Shëngjin dhe Ulqin.
Bora që ka rënë në Ulqin, e që nuk është shumë e zakonshme për këtë qytet bregdetar i ka dhënë një pamje mahnitëse, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët janë befasuar nga bora e rënë, dhe janë shprehur të lumtur që edhe në qytetin e tyre ka borë.
Ndryshe, edhe në Kosovë këtë javë ka mbajtur mot i ftohtë dhe me reshje bore. Temperaturat po sillen rreth 0 e deri në minus 6 gradë.
Ndërkohë nesër pritet që të jetë dita më e ftohtë, ku temperaturat maksimale do të sillen rreth minus 3 gradë, ndërsa minimalja do të jetë -18 gradë Celsius.
Moti pritet që të përmirësohet gjatë vikendit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











