CH-Ballkani

Meta kërkon nga Juncker liberalizimin e vizave për kosovarët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur delegacionin e lartë të kryesuar nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të cilin e ka inkurajuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se Meta e shprehu besimin se marrëveshja për demarkacionin do të mbyllet me sukses, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu theksohet se presidenti shqiptar ndau të njëjtën bindje për rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizues të Shqipërisë në rajon.