CH-Ballkani
Vuçiq: Serbia e ka paguar shtrenjtë politikën nacionaliste
“Si i ri nuk parashikoja se çfarë mund të arrihej përmes bashkëpunimit, pavarësisht dallimeve, por tani di që vendi im ka paguar një çmim të lartë për shkak të nacionalizmit”, thuhet më tej në tekstin e shkruar nga Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçuq thotë se vendi i tij e ka paguar shtrenjtë politikën nacionaliste, por thotë se tani Ballkani ka ndryshuar dukshëm në krahasim me dy dekada më parë. Ai pranon se i ri nuk kishte parashikuar bashkëpunim, ndërsa tani mendon se vetëm bashkëpunimi tejkalon sfidat rajonale.
E ardhmja e Ballkanit, sipas tij, duket më e qartë krahasuar para dy dekadash.
“Luftërat Ballkanike kanë marrë më shumë se 100.000 jetë dhe miliona njerëz kanë detyruar të shpërngulen nga vatrat e tyre. Ekonomia e rrënuar, disa nga më të mençurit kanë shkuar për një jetë më të mirë. Liderët politikë, të pozicionuar përballë nuk i besuan njëri-tjetrit dhe nuk kanë pasur vizion për të ardhmen”, shkruan Vuçiq në gazetën “Politiko”.
Ndër të tjera, ai thekson se si i ri nuk kishte parashikuar se çfarë mund të arrihej përmes bashkëpunimit.
“Si i ri nuk parashikoja se çfarë mund të arrihej përmes bashkëpunimit, pavarësisht dallimeve, por tani di që vendi im ka paguar një çmim të lartë për shkak të nacionalizmit”, thuhet më tej në tekstin e shkruar nga Vuçiq, transmeton RTK. Tutje Vuçiq thekson se rajoni tani duket krejt ndryshe, ngase “raportet ndërmjet vendeve në rajon kanë ndryshuar tepër në këto dy dekadat e shkuara”.
Ai, veç tjerash, shkroi se “Ballkani nga përvoja e hidhur e nacionalizmit ka përjetuar pasoja të rënda”.
“Tani është koha të shikojmë tej kufijve, ngase historia na dëshmon se bashkimi ekonomik është krrucial për stabilitetin politik, sepse çështjet që na bashkojnë janë më të forta, sesa ato që na ndajnë”, shkruan mes tjerash Vuçiq.
Presidenti serb edhe pse shpeshherë është emotiv dhe nacionalist, ka kërkuar falje për fjalorin e tij gjatë viteve 1992-1995. Ai njëherë kishte kërcënuar se për një serb të vrarë në Bosnjë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiq bashkë me ish presidentin Tomisllav Nikoliq, kanë qenë bashkëpunëtorët më të afërt të ultranacionalitit Vojisllav Sheshel në Partinë Radikale Serbe.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










