Tematike
Shqiptari kërkon dëmshpërblim nga gazeta që e shpalli të vdekur
Gazet gjermane, në vend të fotografisë së boksierit të vdekur Besim Kabashi, kishte botuar atë të shqiptarit tjetër me emrin Besim N.
Vdekja, disa muaj më parë, në Munih, e boksierit të famshëm shqiptar, Besim Kabashi, kishte pikëlluar shumëkënd. Por më keq se të gjithë kishte pësuar nga kjo vdekje një shqiptar tjetër nga Munihu…
Si rezultat i një gabimi që kishte bërë një gazetë gjermane, në vend të fotografisë së boksierit të vdekur ishte publikuar fotografia e shqiptarit tjetër me emrin e njëjtë, Besim N. Gabimi ishte përmirësuar të nesërmen, por ndërkohë fotografia e gabuar ishte përhapur në gjithë botën dhe atë e kishin publikuar edhe televizionet kosovare.
Në këtë mënyrë, lajmi se Besim N. kishte vdekur, kishte marrë dhenë. Më e keqja: atë e kishte parë e dëgjuar edhe nëna e tij, në Kosovë, e cila nga tronditja e përjetuar kishte pësuar infarkt! Veç kësaj, Besim N. thotë se disa ditë të para pas “vdekjes” i ishte dashur të qetësonte përmes telefonit “së paku 30 herë në ditë” të afërmit, duke i bindur se ai ishte ende gjallë.
Për të gjitha këto pasoja që ka përjetuar, Besimi, ish i punësuar në një restorant, ka hedhur në gjyq gazetën dhe ka kërkuar nga ajo zhdëmtim prej 7000 eurosh si dhe dëmshpërblim.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Landit në Munih, Besimi ka sqaruar se për shkak të këtij ngatërrimi atij i ishte dashur të fluturonte edhe në Kosovë, për të bindur se është i gjallë, nënën e goditur nga infarkti. Madje, sipas tij, ngatërrimi i bërë në medie ka qenë shkaktar edhe i pushimit të tij nga puna pa asnjë arsyetim, në fillim të këtij viti.
Shefi i tij e kishte përcjellë atë për në shtëpi që në ditën e parë të përhapjes së lajmit të rremë për shkakun se telefoni i tij cingërronte vazhdimisht, dhe e pengonte të punonte. Atij po i telefononin të njohurit e shqetësuar lidhur me rastin, të cilët e pyesnin nëse ende ishte gjallë.
Ndërkaq, avokati i gazetës së paditur ka deklaruar në gjyq se ngatërrimi ende i pasqaruar i fotografisë në gazetë nuk përbën ndonjë shkelje personaliteti të tipit të shpifjes dhe, rrjedhimisht, nuk është rast për të kërkuar dëmshpërblim në para. Korrigjimi i bërë ditën pasuese pas gabimit, sipas avokatit, ka qenë i mjaftueshëm për të bërë pajtimin.
Po kështu edhe gjyqtari ka theksuar se në rastin e njoftimit të gabuar mbi vdekjen, nuk ka ndonjë gjë që lëndon personalitetin. Por ai ka kërkuar nga gazeta, që Besimit t`ia paguajë së paku paratë që ai ka shpenzuar për fluturimin e bërë në Kosovë. Gjykata po ashtu nuk ka gjetur dëshmi se paditësi ka humbur vendin e punës si pasojë e ngatërrimit me të vdekurin.
Gazeta, në fund ka pranuar që t`ia paguajë Besimit, vullnetarisht, 300 euro. Ky i fundit i ka marrë ato para, edhe pse i zhgënjyer me rezultatin e procesit.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












