Kosova
Majko dhe Gashi nderojnë dëshmorët e Atlantikut, vëllezërit Bytyqi
Babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, i falënderoi dy ministrat për vizitën dhe u shpreh se është i nderuar që dy shtete erdhën dhe nderuan veprën e bijve të tyre
Dy ministrat shqiptar të Diasporës, që po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pandeli Majko i Shqipërisë dhe Dardan Gashi i Kosovës, kanë bërë homazhe te varrezat në Yonkers, Nju-Jork, ku pushojnë eshtrat e vëllezërve Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit të cilët brutalisht u vranë nga pjesëtarë të MUP-it serb, në qershor të vitit 1999.
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, i shoqëruar edhe nga ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, takuan pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, në hotelin prej nga ky batalion edhe u nis për të luftuar krah për krah bashkëkombësve në radhët e UÇK-së, me të cilët biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për tema që e preokupojnë diasporën në ShBA.
Më pas, së bashku me prindërit e djemve Bytyqi u nisën për te varrezat, për të nderuar veprën dhe sakrificën e tyre me homazhe shtetërore dhe me vendosje të kurorës me lule.
Babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, i falënderoi dy ministrat për vizitën dhe u shpreh se është i nderuar që dy shtete erdhën dhe nderuan veprën e bijve të tyre.
“Ata kanë rënë dëshmorë, mirëpo në momente të tilla kur ju vini që t’i kujtoni, atëherë ata mbesin gjithmonë të gjallë. Ju faleminderit!”, tha ai, duke falënderuar Ministrinë e Diasporës së Kosovës edhe për dekoratën e ndarë për familjen Bytyqi, citon KP.
“Vepra e tre vëllezërve Bytyqi nuk do të harrohet asnjëherë. Neve na mbetet të punojmë dhe të bëjmë trysni ndaj Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët përgjegjës të këtij krimi sa më shpejt, ndërsa veprën dhe sakrificën e tyre ta kujtojmë gjithmonë”, u shpreh ministri Gashi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










