CH-Ballkani

S’ka BE pa i zgjidhur çështjet e kufijve

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka porositur vendet e Ballkanit se asnjëri prej tyre nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian derisa nuk zgjidhin të gjitha kontestet kufitare me fqinjët.

“Këto probleme duhet të zgjidhen para se të përfshihen në BE ose nuk do të ketë anëtarësime të reja”, deklaroi Juncker në Parlamentin Evropian, përcjell albinfo.ch.

Paralajmërimi i tij erdhi pas një fjalimi në Parlamentin Evropian të kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq.

Kroacia dhe Sllovenia, të dyja anëtare të BE-së janë bllokuar në një mosmarrëveshje kufitare që daton që nga ndarja e ish-Jugosllavisë në të ’90-at.

Kosova gjithashtu po përballet me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kurse Shqipëria për 12 milje det me Greqinë.

Juncker paralajmëroi se Serbia dhe Mali i Zi ndoshta do të mund të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025, nëse i përmbushin të gjitha kushtet.