Sport
Krasniqi, i lumtur për fitoren
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e fundit, shkruan albinfo.ch.
Krasniqi mundi polakun Bartlomiej Grafka me vendim unanim të gjyqtarëve, në meçin që u zhvillua mbrëmë në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë.
“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mi shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Kështu Krasniqi nuk është dorëzuar dhe do të tentojë të luftojë sërish për titullin e kampionit të botës, një mundësi që e kishte pasur më herët, por nuk e kishte shfrytëzuar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










