Sport
Sami Morina synon të valëvit flamurin e Kosovës në një sport të veçantë
Ai është një atlet i pasionuar dhe me qëllime të qarta për të ardhmen. Morina jeton dhe vepron në Zvicër

Sami Morina është një mërgimtar, i cili garon në një sport të veçantë, Ironman. Ai shpreson se do të ngrit lart flamurin e Kosovës në këtë sport jo shumë të zakonshëm shkruan albinfo.ch.
“Që një vit e gjysmë unë jam në diskutime më përfaqësuesit e Komitetit Ironman, për evidencimin e shtetit të Kosovës në këto lojëra Triathloni.
Si çdo shtet tjetër botëror edhe pse unë s’kisha asnjë përkrahje nga Kosova, u detyrova të kryej punë spontanisht të marrë vet forcën time që një ditë të jetë e pranishme në tabelë Kosova”, ka thënë Morina për albinfo.ch.
Ai flet edhe për synimet në të ardhmen. “Unë jam krenar që ia arrita qëllimit. Pasioni im në këtë fushë është të kualifikohem për Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit. Po ashtu në ketë vit do të mundohem të kualifikohem për Botërorin në Majorka, për Botërorin që mbahet në Afrikën e Jugut dhe do të mundohem të kualifikohem në Nizza për vitin 2019”, ka shtuar tutje ai.
Sami Morina ka shtuar se shpreson që të ngrit flamurin e Kosovës në këtë sport të veçantë. Ai është një atlet i pasionuar dhe me qëllime të qarta për të ardhmen. Morina jeton dhe vepron në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti