Lifestyle
Jepet premiera e filmit “Black Panther”
Bota e Marvelit, e dominuar nga super heronjtë, është rritur edhe më shumë, e kësaj radhe përtej kufijve imagjinarë të një shteti afrikan të njohur me emrin Wakanda, ku në fokus kësaj radhe është kryepersonazhi i këtij filmi dhe super heroi i njohur me emrin “Black Panther”, përcjell albinfo.ch.
Filmi i realizuar me një buxhet të madh nga studiot filmike “Walt Disney Pictures” dhe “Marvel Studios”, përbëhet nga një ekip i aktorëve zezakë, të udhëhequr nga protagonisti Chadwick Boseman. Ndërsa regjinë e këtij projekti e ka bërë regjisori i vlerësuar afrikano-amerikan, Ryan Coogler. Filmi i cili përqendrohet rreth luftës për pushtet në vendlindjen e super heroit Black Panther, besohet se tashmë ka thyer rekorde, duke shitur bileta para se të fillojë së shfaquri nëpër kinema, më shumë se çfarëdo filmi tjetër nga universi i Marvelit, si dhe pritet që me të filluar së shfaquri në mbarë botën, t’i arkëtojë më shumë se 120 milionë dollarë.
Filmi “Black Panter” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 14 shkurti.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











