Tematike
Plagos rëndë ish gruan dhe merr arratinë
Viktima, Teuta F., e qëlluar nga Kujtim N., pas një operacioni është jashtë rrezikut për jetë
Në Bad Zwischenhahn të Gjermanisë ka ndodhur të enjten një tragjedi familjare. Kujtim N., 25 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Teuta F. 24 vjeçe. Ata kishin jetuar pesë vite bashkë dhe kishin djalin e përbashkët, V. 4 vjeçar. Teuta punonte nëpunëse në një zyrë ndërsa i shoqi ishte i papunë.
Çifti kohëve të fundit jetonte i ndarë, pas dhunës që kishte mbretëruar me vite mes dy bashkëshortëve. Ndërsa të shtënat e djeshme me armë kanë rrezikuar seriozisht jetën e Teutës.
Rreth orës tetë të mëngjesit, Teuta po kthehej me veturë nga kopshti i fëmijëve ku e kishte dërguar vogëlushin. Në gjysmë të rrugës po e priste ish bashkëshorti po ashtu me veturë. “I dyshuari ka shtënë disa herë me armë mbi viktimën e tij. Dy nga plumbat e kanë qëlluar atë në gjoks.”, thotë zëdhënësi i policisë.
Krimi kishte ndodhur para syve të kalimtarëve dhe nxënësve të tronditur. Në ikje e sipër nga vendi i krimit, Kujtimi shkakton një aksident. Pastaj e kërcënon pronaren e një makine të cilën nën kërcënimin e revoles e nxjerr me dhunë nga makina, me të cilën pastaj mori arratinë.
Policia është në kërkim të dorasit i cili ka ikur me makinën me regjistrimin WST-FL 33. Policët supozojnë se ai mund të jetë strehuar te të afërmit e tij në Nordrhein-Westfallen, ku edhe ka jetuar më parë.
Viktima është sjellë me helikopter në spital dhe, pas një operacioni emergjent është jashtë rrezikut për jetë.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












