Lifestyle
Pink merr pjesë në Super Bowl
Performanca e Pink në stadiumin Bank në Minneapolis do të ndodhë disa javë pas paraqitjes në ndarjen e shpërblimeve Grammy
Këngëtarja Pink, do të këndojë himnin kombëtar këtë vit në Super Bowl. Këngëtarja 38-vjeçare do të marrë pjesë në performancën më patriotike të vitit, derisa finalja e futbollit amerikan do të luhet më 4 shkurt.
Performanca e Pink në stadiumin Bank në Minneapolis do të ndodhë disa javë pas paraqitjes në ndarjen e shpërblimeve Grammy. Në performancë shumë të veçantë asaj do t’i bashkohet aktorja e regjisorja Alexandria Wailes, e cila do të performojë himnin për nder të Asociacionit Kombëtar të të shurdhërve.
Himni kombëtar amerikan paraprakisht ishte kënduar nga yjet si Lady Gaga, Alicia Keys, Whitney Houston, Beyonce apo Christina Aguilera. E, për herë të tretë në pushimin mes dy pjesëve të finales do të performojë Justin Timberlake. 36-vjeçari vetë njoftoi për këtë në profilin e tij në Twitter.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












