Lifestyle
Lipa tregon sa i rëndësishëm është për të stili i veshjes
Dua Lipa ka folur se sa i rëndësishëm është stili i veshjes për të duke thënë se e ka “ndier si një mbrojtje” dhe “shtesë” të asaj që është.
Duke shtuar se “stili nuk mund të detyrohet”, këngëtarja me famë botërore ka folur edhe për thyerjen e normave dhe veshjen e çfarëdo gjëje që dëshiron, transmeton Albinfo.ch.
Duke folur për “Refinery 29”, kosovarja tha: “Të gjithë janë të lejuar të veshin çfarë të duan, dhe është shumë e rëndësishme që të bëjnë kështu”.
“Kjo është mënyra si ecim përpara. Duhet të ndalim standardet. Nëse një grua vesh të brendshme të femrave është normale, edhe nëse gratë veshin të brendshme të burrave duhet të jetë normale po ashtu”, ka shtuar ajo. “Stili mund të ju bëjë të ndiheni të pamposhtur. Nuk e di nëse më ka shpëtuar ndonjëherë, por është sikur mbrojtës në disa raste. Mendoj se ka qenë gjë e mirë për të gjetur vetveten dhe për të shprehur vetveten në një mënyrë që s’do ta bëja kurrë me fjalë”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













