Shqipëria
Parashikime të zymta për ekonominë e Shqipërisë këtë vit
Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë investimet e huaja ishin thuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar
Ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është rezultat i zbehjes së investimeve në ekonominë shqiptare. Të dhënat zyrtare nga Instituti i statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2017 investimet u rritën me ritme shpërthyese, gati 13 për qind krahasuar me një vit më parë. Por, në tremujorin e tretë ato u rritën vetëm me 3.8 për qind, duke ndalur rrjedhën pozitive të ekonomisë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë investimet e huaja ishin thuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Madje pritshmëritë janë që gjatë këtij viti ato të bien për shkak të përfundimit të gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për ekonominë, burimi kryesor i financimit për investimet e reja, vazhdon të mbetet në ngërç.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











