Lifestyle
Ku e gjen besimin Dua Lipa për projektet muzikore
Numri i ri i revistës "Fashion" do të dalë më 16 janar, ndërsa 22-vjeçarja ka dhënë intervistë në të cilën ka treguar se çka e inspiron për projektet e saj
Dua Lipa, këngëtarja kosovare që shpërtheu në botë më 2017, do të jetë në ballinën e revistës “Fashion” në numrin e muajit shkurt.
Kjo revistë do të dalë më 16 janar, ndërsa 22-vjeçarja ka dhënë intervistë në të cilën ka treguar se çka e inspiron për projektet e saj.
“Gjithçka nis me fjalët. Gjithçka nis me storiet dhe çfarë dua të them nëpër këngë… mund të shkruash për çka do. Mund të jetë për dikë që ke qenë në lidhje me të për gjashtë muaj, apo për dikë me të cilin ke folur në një bar. Një gjë mund të inspirojë një skenar të plotë”, ka thënë ajo lidhur me tekstet e këngëve të saja, transmeton Albinfo.ch.
“Kur ngrihem dhe performoj këngët e mia, ndihem shumë me besim të lartë. Por shumë këngë vijnë nga një vend ku nuk ka vetëbesim. Nganjëherë doja një rrugë që të gjeja besimin në muzikën time – të bëja veten të ndihej më mirë në situata të caktuara. Kur dikush mendoi se nuk isha e mirë mjaftueshëm, shkrova ‘Hotter Than Hell’ dhe më pas nuk mund të ndahej nga unë. Mendoj se kjo më bën më të fuqishme”, është shprehur ajo.
Edhe në këtë intervistë është cekur e shkuara e Lipës dhe kalimi i saj prej Kosovës në Londër dhe shpërthimin në botën e muzikës.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?