Bota
2017-ta, viti me më së paku viktima në historinë e aviacionit në botë
Bankat që grumbullojnë të dhënat mbi sigurinë e transportit civil ajror kanë regjistruar për gjithë vitin 2017, pra deri më 31 dhjetor në gjithë botën, nëntë (9) aksidente me të vdekur, me gjithsej 67 viktima
Në ditën e fundit të vitit, kohën kur bëhen edhe bilancet e fundit për vitin që po na lë, organizata “Aviation Safety Network” (Rrjeti për sigurinë e avicaionit) ka publikuar një bilanc pozitiv. Sipas saj, viti 2017 ka qenë viti më i sigurt në gjithë historinë e aviacionit civil në botë, shkruan srf.ch.
Bankat që grumbullojnë të dhënat mbi sigurinë e transportit civil ajror kanë regjistruar për gjithë vitin 2017, pra deri më 31 dhjetor në gjithë botën nëntë (9) aksidente me të vdekur, me gjithsej 67 viktima, transmeton albinfo.ch. Kjo është shifra më e ulët e viktimave të transportit ajror, e regjistruar deri tash brenda një viti.
Një vit më parë, në vitin 2016 ishin regjistruar 16 aksidente të aeroplanëve civilë, me 303 të vdekur.
Në përgjithësi, sipas “Aviation Safety Network” shifrat tregojnë për një vazhdimësi të rënies së aksidenteve ajrore me të vdekur, që po regjistrohet që nga viti 1997 e këndej. Kjo rënie shpjegohet me përforcimin e masave të sigurisë në aeroplanë dhe në aeroporte.
“Aviation Safety Network” është një bankë e pavarur të dhënash, e cila bën vlerësimin e aksidenteve ajrore që nga viti 1996.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











