Bota
Ku punojnë njerëzit më të vjetër se 65 vjeç
Një raport i kohëve të fundit i OECD-së zbuloi se norma më e lartë për njerëzit që punojnë mbi 65 vjeç është në Azi
Ka një dallim të madh në normat e punësimit të njerëzve më të vjetër se 65 vjeç në vende të ndryshme të botës. Një raport i kohëve të fundit i OECD-së zbuloi se norma më e lartë për njerëzit që punojnë mbi 65 vjeç është në Azi, e Indonezia është shembulli më i shquar, sepse shkalla e punësimit është 50.6 për qind në kategorinë e moshës 65-69 vjeç.
Kjo shifër është e lartë në vendet e tjera të Azisë, kështu që në Korenë e Jugut norma është 45 për qind, e në Japoni 42.8 për qind. Ndryshe nga Evropa, ku shpërthyen protesta masive kur mosha e daljes në pension ishte shtyrë, pjesa më e madhe e Azisë në fakt dha mbështetje për rritjen e moshës së detyruar të daljes në pension. Arsyet për përkrahjen janë të ndryshme, nga dëshira për të mbajtur një jetë të shëndetshme dhe aktive dhe arsyeja tjetër është financiare, përcjell albinfo.ch.
Zelanda e Re nuk ka një moshë të detyrueshme të daljes në pension dhe është një vend tjetër me një shkallë të lartë të punësimit për të moshuarit, ku 42.6 për qind ende punojnë në moshën 65-69 vjeç. Shkalla është më e ulët është në Australi, ndërsa është 31 për qind në Shtetet e Bashkuara.
Në Evropë, ku u zhvilluan të gjitha protestat, shkalla është ende e ulët. Në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e punësimit për njerëzit e moshës 65-69 vjeç është 21 për qind, ndërsa në Francë dhe Spanjë është vetëm 6.3 për qind, përkatësisht 5.3 për qind.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













