Lifestyle
Dua Lipa – ndër 17 vajzat që udhëhoqën botën më 2017
Në listën e të famshmes “Vogue” janë edhe yjet si Taylor Swift e Rihanna
Revista prestigjioze “Vogue” në versionin për Britani të Madhe e ka përfshirë këngëtaren kosovare, Dua Lipa, ndër 17 vajzat që kanë udhëhequr botën gjatë vitit 2017.
Me hitet e saj dhe albumin e parë, Dua Lipa u bë këngëtarja më e dëgjuar në Britani të Madhe.
“New Rules” e pozicionoi atë në vendin e parë të top-listës zyrtare britanike duke e bërë femrën e parë që arrin në këtë pozitë që prej Adele e cila dominoi me “Hello” më 2015, transmeton Albinfo.ch.
“Dua është vendosmërisht pop princesha që Britania e ka kërkuar qe një kohë të gjatë”, ka shkruar kjo uebfaqe në përshkrimin e saj për kosovaren.
Me “New Rules”, 22-vjeçarja deri tani ka grumbulluar më shumë se 800 milionë klikime në YouTube.
Lipa ka falënderuar revistën për përzgjedhjen e saj.
“Jam shumë e nderuar që gjendem në mesin e kaq shumë talenteve dhe grave të mahnitshme”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Në listën e të famshmes “Vogue” janë edhe yjet si Taylor Swift e Rihanna.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












