CH-Ballkani

Në Liqenin e Prespës shfaqet një krijesë misterioze

Një krijesë misterioze është shfaqur në Liqenin e Prespës, derisa kjo është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare, njëra ndër to edhe “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.

Disa shqiptarë kanë arritur të kapin në kamera atë që besohet të jetë një krijesë mitologjike, që jeton në liqene, e njohur si monstra “Loch Ness”, shkruan e përditshmja angleze.

Video është filmuar në Liqenin e Prespës nga banorët e zonës. Personi që filmon me kamera duket teksa nxiton për ta filmuar nga afër.

Nga uji i liqenit shfaqet ajo që duket si qafa e krijesës së mistershme. Ajo lëviz lartë e poshtë derisa zhduket nën ujë.

Banorët lokalë janë shprehur se edhe 5 vjet më parë është shfaqur kjo krijesë, megjithatë, në pjesën greke.

Ndërkohë, zyrtarisht nga ana e autoriteteve nuk ka ndonjë deklaratë se çfarë krijese ka qenë në Liqenin e Prespës.