Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi doli dhe komunikoi fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke thënë se nga sot Serbia ka punë më të rinjtë e Preshevës dhe jo pleqtë e Preshevës.
“Do të punojmë me standarde gjermane”, ka theksuar Arifi, raporton televizioni publik i Kosovës.
“APN në këto zgjedhje konfirmon që është partia më e fuqishme në krejt Luginën e Preshevës. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjerë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qëllimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi, përcjell albinfo.ch.