Lifestyle
AP: “New Rules” e Dua Lipës ndër këngët më të mira të vitit
Lipa me “New Rules” është e gjashta në listën e top-dhjetë këngëve të përzgjedhura nga AP
Agjencia e njohur amerikane e lajmeve, Associated Press, e ka përzgjedhur në top-dhjetë këngët e vitit 2017, hitin “New Rules” të Dua Lipës.
Këngëtarja kosovare me hitin e publikuar në korrik ka korrur shumë suksese, duke siguruar disa herë pozitën e parë në top-lista botërore e duke u përfshirë nga shumë mediume ndër këngët më të mira të vitit.
Lipa me “New Rules” është e gjashta në listën e top-dhjetë këngëve.
“Kur ju duhet që të keni të qartë që të largoheni nga ai maskarai me të cilin jeni në lidhje, lëshojeni këngën ‘New Rules’ të Dua Lipës. Dhe nëse dëshironi të dini se si të realizoni ndejën e gjumit më të mirë shikojeni videoklipin e jashtëzakonshëm të Dua Lipës”, shkruan AP në raportin e vet për Dua Lipën, transmeton Albinfo.ch.
Dhjetë këngët më të mira të vitit 2017, sipas AP-së janë:
- SZA, “The Weekend”
- Bruno Mars, “That’s What I Like”
- Remy Ma, “Shether”
- Childish Gambino, “Redbone”
- Cardi B, “Bodak Yellow (Money Moves)
- Dua Lipa, “New Rules”
- 2 Chainz featuring Jhene Aiko, Ty Dolla $ign and Trey Songz, “It’s a Vibe”
- Bleachers, “Don’t Take the Money”
- Kesha, “Praying”
- Sam Hunt, “Body Like a Back Road”
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












