Shkurt.ch
Suedia, vend pa monedha e kartmonedha
Sipas trendeve aktuale skandinavët mund të jenë të parët, që do t'i heqin përsëri monedhat dhe kartmonedhat
Suedia ishte vendi i parë në Evropë, që në vitin 1661 futi në përdorim paratë letër. Sipas trendeve aktuale skandinavët mund të jenë të parët, që do t’i heqin ato përsëri.
„Unë nuk e kuptoj, se pse duhet të vazhdojmë të shtypim kartmonedha”, thotë ish-stari i ABBA-ve Bjërn Ulvaeus, i cili si shumë suedezë të tjerë është i angazhuar për një shoqëri pa para, raporton DW.
Kartat e kreditit në këtë vend të teknologjisë së lartë, janë prej kohësh në përdorim edhe për blerjet më të vogla.
Kohët e fundit paguhet gjithnjë e më shumë me smartphone. Shumica mendon se ky është thjeshtim i jetës së përditshme. Sidomos te suedezët e moshuar kjo ngjall rezistencë.
Në autobusë dhe tramvaje në shumicën e qyteteve nuk pranohen para. Biletat mund të blihen ose paraprakisht, ose me SMS.
Në shumë dyqane nuk është e mundur më të blesh pa kartë krediti. Madje edhe disa filiale të bankave e kanë kthyer çdo gjë në pagesa dixhitale.
Në një kishë në qytetin jugor Karlshamn madje edhe mbledhja e ndihmave për kishën bëhet me kartë krediti.
Aparati është instaluar me kërkesë të bashkësisë, thotë pastori Johan Tyrberg. “Disa herë njerëzit më kanë thënë se do të donin të jepnin diçka, por nuk kishin të holla me vete.”, tha Tyrberg
Kartëmonedhat dhe monedhat janë në dispozicion në Suedi vetëm për tre për qind të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës për rregullimin e pagesave Ndërkombëtare (BIS) në Basel, mesatarja në zonën e euros është në nëntë përqind. Në SHBA sipas saj janë shtatë për qind.
Statistikat e shoqatës së bankierëve të Suedisë duket se e konfirmojnë këtë tezë. Numri i vjedhjeve të bankave në vend ka rënë nga 110 në vitin 2008 në 16 në vitin 2011. Edhe numri i sulmeve gjatë transportimit të parave ka shënuar rënie.
Por nga ana tjetër e medaljes është rreziku i krimit kibernetik. Sipas autoriteteve suedeze të sigurisë numri i mashtrimeve me bazë kompjuteri është rritur nga rreth 3.300 në vitin 2000 në pothuajse 20.000 në 2011.
Ekspertët llogarisin, që monedhat dhe kartmonedhat të zhduken plotësisht.
Megjithatë shumë shitës janë skeptikë në lidhje me digjitalizimin e pagesave. Hanna Çelik, që ka një kiok në Stokholm, thotë se për çdo transaksion ajo duhet të japë rreth 60 euro-cent në bankën e saj dhe ka një ligj e ndalon atë t’i kalojë shpenzimet në kosto e klientëve të saj, thotë ajo.
Zhvillimi nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtimin e jetës së përditshme, por edhe me synimin e institucioneve financiare për të fituar, përfundon Deutsche Welle.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











