Shqipëria
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremton 10 vjetorin
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike e mbështetur nga Zvicra kremton 10 vjetorin dhe diplomon 24 studentë të cilët i bashkohen 290 të diplomuarve të tjerë gjatë 10 viteve të fundit
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi 10 vjetorin e themelimit. Kremtimi shërbeu gjithashtu për të diplomuar 24 studentë të cilët i bashkohen 290 të diplomuarve të tjerë gjatë 10 viteve të fundit, njofton ambasada zvicerane në Tiranë.
“Sot ndërsa merrni diplomat tuaja ju merrni gjithashtu përgjegjësinë për të çuar më tej ndryshimet dhe reformat për të cilat ka nevojë ky vend. Ju jeni pararendësit e vlerave demokratike në Shqipëri”, tha ambasadori zviceran Christoph Graf.
“Bëhuni një model pozitiv të cilët sjellin ndryshimet e duhura. Bëhuni fytyra dhe zëri i një fryme përparimtare dhe demokratike e cila e udhëheq Shqipërinë në një fazë të re të ecurisë së saj”, përfundoi ambasadori Graf, përcjell albinfo.ch.
President i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti gjithashtu studentët, duke u shprehur i lumtur për mundësitë që po u ofrohen të rinjve shqiptarë.
Meta këshilloi gjithashtu pjesëmarrësit e Shkollës që të jenë sa më të angazhuar.
Programi i Shkollës mbetet unik duke ulur së bashku përfaqësues të forcave të ndryshme politike, por edhe vendimmarrësit kryesorë, të zgjedhurit vendorë dhe aktivistët e shoqërisë civile dhe medias, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, lehtësimin e dialogut dhe gjenerimin e ideve të reja.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit në 2007 nga Këshilli i Evropës si pjesë e një rrjeti në 21 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore . Qeveria e Zvicrës mbështet shkollën që nga viti 2010.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” Këshilli Bashkiak i Gjenevës mbështeti rezolutën në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera... -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










