Shkurt.ch
Shkencëtari austriak, baba i 600 fëmijëve?!
Ky mund të jetë rekord i ri botëror i pjellorisë mashkullore. Deri më tash atë e mbante një mjek nga SHBA që kishte ngjizur 150 fëmijë
Bertold Wiesner, një shkencëtar i lindur në Austri, dhe që ka vepruar në Britani të Madhe, mban sipas të gjitha gjasave rekordin për mashkullin më të “frytshëm” në botë. Wiesner, i cili tashmë nuk është në mesin e të gjallëve duket se është dhuruesi i spermës për 600 lindjet me fekondim artificial që janë kryer në klinikën e tij.
Te ky konstatim që nëse vërtetohet, paraqet rekord të padiskutueshëm botëror, kanë ardhur dy djemtë e tij, pas vdekjes së babait të tyre.
Bertold Wisner së bashku me bashkëshorten Mary Barton, kishte drejtuar në vitet 40 një klinikë në Londër të specializuar për fekondim artificial. Kjo klinikë në mes të viteve 1940 dhe 1960 i ka ndihmuar gratë për të sjellë në jetë rreth 1500 foshnja.
Dy burrat tashmë në moshë, djemtë e mjekut Wiesner të vdekur në vitin 1972, thonë se kanë zbuluar se babai i tyre ka dhënë spermën e tij në shumicën e rasteve të fekondimit, të kryera në klinikë.
Dy nga djemtë biologjikë të dr. Wiesnerit: Barry Stevens dhe David Gollancz
Barry Stevens, një autor kanadez filmash dokumentarë është i lindur në vitin 1952 në klinikën e përmendur. Kur ishte vënë në kërkim të babait, ai qe takuar me avokatin londinez David Gollancz, i cili po ashtu është fëmijë i Wiesnerit. Ata së bashku kanë gjetur 18 persona të tjerë të ngjizur po ashtu në klinikën Barton të Londrës. Testi i bërë pastaj, ka konstatuar se dy të tretat e këtij numri janë fëmijë të mjekut Wiesner.
Gollancz i ka thënë gazetës britanike “Sunday Times” se Wiesner sipas një vlerësimi të matur, ka dhënë rreth 20 herë në vit spermën e tij për fekondim.Allan Pacey, ekspert për pjellorinë e meshkujve në Universitetin Sheffield ka thënë për gazetën në fjalë se vlerësimi i avokatit është i besueshëm. Sipas tij, një burrë i shëndetshëm mund të japë rreth 50 herë në vit spermën e tij, transmeton diewelt.de.
Barry Stevens ndërkaq supozon se “autorësinë” e Wiesnerit mund ta kenë madje deri 1000 fëmijë. Klinika e tij atëbotë ishte e njohur për faktin se kishte numër të vogël dhuruesish të spermës, të zgjedhur nga Wiesner dhe bashkëshortja e tij.
Nëse hulumtimet e dy djemve të Wiesnerit dalin të vërteta, mjeku austriak do të vendosë rekord të ri botëror të pjellorisë mashkullore. Deri më tash atë e mbante një mjek anonim nga SHBA, i cili kishte ngjizur 150 fëmijë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












