Bota
Nisin hetimet për vdekjen e Praljakut në Hagë
Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet se si krimineli i luftës kroat i Bosnjes, Slobodan Praljak, kishte arritur të fuste helm në sallën e gjyqit në Hagë për të mbytur veten direkt në transmetim.
72-vjeçari vdiq të mërkurën në spital pak orë pasi piu helm, kur iu shqiptua dënimi prej 20 vjetësh burg për krime lufte në Bosnje. “Slobodan Praljak nuk është kriminel lufte. Po e refuzoj këtë vendim”, ka thënë vet i gjykuari live në transmetim dhe teksa çon pijen nga një shishe e vogël e xhamit shton “Sapo piva helm”.
Ai menjëherë u dërgua në spital, por nuk arriti të shpëtonte, shkruan BBC.
Tani prokurorët holandezë kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet se kush i dha helmin vdekjeprurës, çfarë përmbante dhe se si arriti ta fuste në sallën me siguri të lartë.
Kjo nuk është vetëvrasja e parë në Tribunalin e Hagës. Edhe i dyshuari tjetër për krime lufte Sllavko Dokmanovic kishte varur veten në qelinë e tij më 1998 dhe bashkëkombësi i tij serb i Kroacisë, Milan Babic, po ashtu kishte mbytur veten më 2006, transmeton Albinfo.ch.
Rreth një mijë kroatë të Bosnjës u mblodhën në sheshin Mostar të mërkurën për të ndezur qirinj në kujtim të Praljakut. Për të disa kroatë të Bosnjës thonë se është hero.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









