Shqipëria
Ftojnë investitorët gjermanë të investojnë në Shqipëri
Një delegacion i përbërë nga tetë kryetarë të disa prej bashkive kryesore të Shqipërisë, ka vizituar Landin e Veriut të Rhine-Vesfalisë, të Republikës Federale të Gjermanisë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me modelet më të mira të politikbërjes dhe administrimit në nivel lokal nga autoritet e qeverisjes vendore gjermane, nisja e bashkëpunimeve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe përfitimi i investimeve gjermane në Shqipëri, shkruajnë mediat shqiptare.
“Kemi diskutuar rreth praktikave të mira në drejtim të menaxhimit, të eficiencës së energjisë, në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Dhe pse jo, ne mendojmë se kemi filluar të hedhim bazat e ndërtimit të asaj për të cilën kemi dhe rolin kryesor ne si shoqatë, krijimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel lokal. Thirrje që të gjithë këtë kapacitet dhe potencial intelektual dhe financiar, drejtojeni pranë Shqipërisë, që me eksperiencat tuaja, me gjithë atë që çka keni marrë nga këto shtete dhe nga ky zhvillim të na i sillni në Shqipëri dhe na i implementoni”, ka thënë Adelina Farrici, Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e mirëseardhjes, kryetari i Dyseldorfit, Thomas Giesel, u shpreh se ky takim i parë është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë mes bashkive të landit dhe atyre shqiptare.
Kjo vizitë pesë ditore është përmbyllur me pjesëmarrjen e kryetarëve në Konferencën “Ditë Dialogu me Diasporën” në Gjermani, kushtuar thithjes së kapaciteteve profesionale dhe financiare të diasporës për të investuar në rajonet e bashkive vendase.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









