Shkurt.ch
Bie numri i viktimave në komunikacion
Edhe vitin e kaluar ka pasur rënie të numrit të viktimave krahasuar me vitin paraprak, që tregon përmirësim të sigurisë në trafik
Gjatë vitit 2011 në rrugët e Zvicrës është shënuar një rënie e vogël e numrit të të vdekurve nga aksidentet. Nga 327 sa kanë qenë në vitin 2010, një vit më vonë kanë vdekur në trafik 320 persona, njofton Zyra Federale për rrugët ASTRA.
Duhet përkujtuar se edhe në vitin e kaluar ka pasur rënie të numrit të viktimave krahasuar me vitin paraprak, gjë që shihet si një trend drejt përmirësimit të sigurisë në komunikacion.
Edhe numri i personave që kanë pësuar lëndime të rënda nga aksidentet në komunikacion ka shënuar rënie. Gjatë vitit 2011 janë lënduar rëndë 4437 persona që është për 21 veta më pak se një vit më parë.
Është zvogëluar po ashtu edhe numri i këmbësorëve që kanë vdekur në komunikacion, nga 75 vitin 2010, 69 në vitin 2011.
Por, vitin e kaluar ka pasur një rritje të theksuar të numrit të personave që kanë humbur jetën gjatë kalimit të brezit për këmbësorë (zebra) dhe i çiklistëve. Kështu, në zebra kanë vdekur nga goditjet e automjeteve 28 persona (në vitin 2010 ishin 20). Ndërsa në rrugë kane vdekur 39 ngasës të biçikletave që është për 5 më shumë se në vitin 2010.
Gjithsej gjatë vitit 2011 në rrugët e Zvicrës kanë ndodhur 18990 aksidente me lëndime të shkallëve të ndryshme dhe me të vdekur.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












