Lifestyle
Jenner modelja më e paguar në botë, Bundchen rrëzohet pas 15 vjetësh
Kendall Jenner është modelja më e paguar e vitit 2017, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
“Forbes”, në listën e përvitshme, e ka nxjerrë Jennerin të parën me 22 milionë dollarë të fituar.
Kjo është hera e parë në 15 vjet që Gisel Bundchen nuk fitoi titullin e më të paguarës, pasi mori 17.5 milionë dollarë, transmeton Albinfo.ch.
Me vetëm 22 vjet, Jenner la prapa Bundchenin dhe emra të tjerë të njohur. Në vendin e tretë doli Chrissy Teigen, që u përfshi për herë të parë në këtë listë, me 13.5 milionë dollarë të fituar.
Top-dhjetëshen e kompletojnë Adriana Lima, Gigi Hadid, Rosie Huntington-Whiteley, Karlie Kloss, Liu Wen, Bella Hadid dhe Ashley Graham që bëhet modelja e parë me peshë jo të zakonshme për modelet që hyn në këtë listë. Ajo fitoi 5.5 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












