Lifestyle
Rita Ora me rroba banje në “MTV EMA 2017”
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV European Music Awards” u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër, e që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, transmeton albinfo.ch.
Në këtë ceremoni ashtu siç kemi raportuar edhe më parë kanë marr pjesë katër shqiptarë.
Këngëtarja Rita Ora që ka prezantuar programin ka befasuar të gjithë me veshjen e saj.
Ora befasoi me atë dalje me rroba banje në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit. 26-vjeçarja i ka mahnitur të gjithë me perfomancën e saj.
Përpos prezantimit me një peshqir, Ora u ndërrua shumë herë madje dallonte shumë nga njëri stil te tjetri.
Kjo ka rënë në sytë e medieve botërore, teksa “Billboard” e ka përzgjedhur këtë ndryshim ndër gjërat më të mira të ceremonisë së famshme, transmeton albinfo.ch.
Sipas “Billboard”, ndryshimet e Ritës u mirëpritën nga audienca sepse përshtateshin me çdo prezantim të saj.
Në këtë ceremoni, me çmimin “Artistja më e mirë e re” doli kosovarja tjetër Dua Lipa.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













