Shkurt.ch
Lëndohet rëndë kosovari 21 vjeçar, arrestohen 4 zviceranë si të dyshuar
Kur policia erdhi në vendin e ngjarjes, ajo gjeti atje gjeti kosovarin 21 vjeçar të shtrirë në tokë, pa ndjenja
Në një përleshje që ka ndodhur mbrëmjen e të martës, më 7 nëntor në Oberengstringen të Cyrihut një kosovar i moshës 21 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda. Katër nga personat e dyshuar për shkaktimin e lëndimeve janë arrestuar nga policia, shkruan polizeinews.ch.
Rreth orës 18 e 30 në centralin e Policisë Kantonale të Cyrihut kishte shkruar alarmi se në fshatin Oberengstringen kishte plasur një përleshje në mes të disa personave.
Kur policia menjëherë pas kësaj ishte në vendin e ngjarjes, ajo gjeti atje një të ri të shtrirë në tokë, pa ndjenja, transmeton albinfo.ch. Bëhej fjalë për një kosovar 21 vjeçar me lëndime të rënda në kokë, i cili pastaj u desh të bartej në spital.
Tetë persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrahje janë dërguar në stacionin policor për t`u marrë në pyetjec. Pas kësaj, katër prej tyre janë mbajtur në arrest si të dyshuar për rrahje. Bëhet fjalë për katër zviceranë të moshave në mes 19 dhe 25 vjeçare. Ata i janë dorëzuar prokurorisë për të zhvilluar hetimet.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












