Shkurt.ch
Gjykohet zyrtari kufitar për mos ofrimin e ndihmës refugjates siriane
Ai nuk i kishte ofruar ndihmë sirianes shtatzënë përkundër faktit se ajo e kishte lutur për një gjë të tillë pasi që kishte gjakderdhje të mëdha
Një shërbyesi në Trupat e Rojave Kufitare të Zvicrës do t`i duhet të përgjigjet para gjyqit. Ai akuzohet për veprimin e tij jo human me rastin e dëbimit në Itali të një gruaje siriane e cila ishte pak para lindjes. Shqetësimi dhe mundimi që i shkaktoi ky dëbim, rezultoi me lindjen e fëmijës së vdekur, shkruan srf.ch.
Kjo ka ndodhur në vitin 2014 në kufirin Zvicër-Itali, në Kantonin Valis.
I përmenduri do të përgjigjet para Gjykatës Ushtarake në Bernë, në procesin që fillon më 22 nëntor të këtij viti dhe është parashikuar rë zgjasë tri ditë, bëhet e ditur për mediet zvicerane nga gjyqësia ushtarake e vendit.
Roja akuzohet për mos ofrim të ndihmës, rrezikim të jetës dhe për shkelje të rregullave të shërbimit, transmeton albinfo.ch. Ai nuk i kishte ofruar ndihmë sirianes shtatzënë përkundër faktit se ajo, sipas deklaratës së saj, e kishte lutur për një gjë të tillë pasi që kishte gjakderdhje të mëdha. Pasi ishte dëbuar në Itali, ajo, në spital e kishte lindur foshnjën e vdekur.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










