Shkurt.ch
Dy kosovarë dhe një serbe arrestohen për qëndrim ilegal dhe punë në të zezë
Shtetasja serbe po qëndronte ilegalisht në Zvicër ndërsa dy kosovarët akuzohen se përveç qëndrimit ilegal po ashtu edhe kanë punuar “në të zezë” në Zvicër
Policia e Kantonit të Cyrihut, me fillimin e sezonit dimëror ka përforcuar prezencën e saj dhe ka shtuar numrin e kontrollimeve. Kështu, në kuadrin e një aksioni për luftimin e vjedhjeve ka bërë disa kontrollime në Dübendorf dhe në Dietikon, me ç`rast ka arrestuar tre persona, shkruan polizeticker.ch.
Bëhet fjalë për një të re 25 vjeçe nga Serbia dhe dy kosovarë, njëri 24 e tjetri 35 vjeçar.
Shtetasja serbe po qëndronte ilegalisht në Zvicër ndërsa dy kosovarët akuzohen se përveç qëndrimit ilegal po ashtu edhe kanë punuar “në të zezë” në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Të tre të arrestuarit, pas trajtimit policor i janë dorëzuar prokurorisë kompetente.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










