Shkurt.ch
Vajza 7 vjeçe “mashtron” personelin, hip në avion e vetme dhe pa biletë
Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen
Një vajzë 7 vjeçare ka arritur të dielën e kaluar të “përbirohet” nëpër të gjitha masat e sigurisë në Aeroportuin e Gjenevës dhe, pa biletë, të hyjë në aeroplanin “Easy Jet” që fluturonte drejt Korzikës.
Para se ta bënte këtë, vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediet zvicerane.
Vetëm pasi ka hyrë në aeroplan, prania e saj i ka rënë në sy një pjesëtari të stafit. Ndërsa më parë ajo nuk është pikasur pasi që kishte thënë se ishte me prindërit të cilët sipas saj ndodheshin aty diku, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq prindërit, që banojnë në rrethinë të Gjenevës kishin alarmuar policinë.
Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevë ka thënë për mediet se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin shikuar videokamerat vëzhguese.
Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë në pyetje sistemin e sigurisë në aeroport. Për pasojë, ato do të ashpërsohen. Përgatitja e pasagjerëve për të hipur në aeroplan do të kontrollohet në mënyrë më rigoroze. “Kjo gjë nuk duhej të ndodhte kurrë”, ka thënë zëdhënësi.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











