Shkurt.ch
Protestë për vdekjen e dyshimtë në polici të azilkërkuesit afrikan
Është konstatuar se gambiasi i arrestuar nuk kishte qenë personi i kërkuar në Kantonin e Lucernit. Policia e kishte ngatërruar me të pasi që kishin pasur emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen e njëjtë!
Javën e kaluar kishte vdekur në një pikë policore të Lozanës një azilkërkues nga Gambia. Shkaku i vdekjes së të riut 23 vjeçar ka mbetur ende i pasqaruar. Me këtë shkas, sot, rreth 600 veta kanë demonstruar rrugëve të Lozanës, duke dënuar rastin dhe duke bërë përkujtimin e të ndjerit, shkruan sda.ch.
Ata kanë dënuar “kriminalizimin e imigrantëve të racës së zezë”, siç kanë thënë dhe kanë kërkuar një “hetim juridik me rrënjë” të rastit.
Sipas organizatës “Collectif R”, e cila është bashkorganizatore e manifestimit, azilkërkuesi i ndjerë, pak para se të vdiste kishte qenë i sëmurë dhe sapo e kishte lëshuar spitalin, transmeton albinfo.ch. Ai kishte pasur me vete një vërtetim të lëshuar nga autoritetete se ishte rast për trajtim emergjent.
Policia, ndërkaq, javën e kaluar e kishte pranuar gabimin e bërë nga ajo. Sipas saj, është konstatuar se gambiasi i arrestuar nuk kishte qenë personi i kërkuar në Kantonin e Lucernit. Policia e kishte ngatërruar me të pasi që kishin pasur emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen e njëjtë!
Vdekja e azilkërkuesit ka qenë temë edhe në Parlamentin e Kantonit Vaud, të martë.
Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe po ashtu është caktuar edhe bërja e autopsisë së të ndjerit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











