Shkurt.ch
Arta Shabanit i është implantuar mushkëria: Për të fillon një jetë e re
Një ekip kirurgësh në Spitalin Universitar të Cyrihut i ka bërë implantimin e suksesshëm
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, jeta e saj varej për një fije shprese: vetëm një mushkëri e dhuruar, që do t`i përshtatej trupit të saj do të mundësonte jetën e mëtejme të vajzës me prejardhje nga Vitia e Kosovës. Dhe, kjo mushkëri është gjetur. Një ekip kirurgësh në Spitalin Universitar të Cyrihut i ka bërë implantimin e suksesshëm. Babai i Artës, Burimi e ka konfirmuar për albinfo.ch lajmin. Ai falënderon të gjithë njerëzit vullnetmirë që ndihmuan duke u solidarizuar me vajzën e tij.
Arta pas operacionit ka postuar në instagram këtë fotografi
Siç kemi shkruar tashmë, 4 mushkëri që i ishin janë ofruar, pasi janë testuar nga mjekët specialistë, kanë rezultuar të papërshtatshme për Artën.
Babai i Artës, kishte thënë për albinfo.ch se familjarët janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbijetuar Arta. Por duket se jo çdo gjë varet nga vullneti i tyre. Ai falënderon nga zemra të gjithë njerëzit vullnetmirë që kujdesen dhe interesohen për jetën e vajzës së tij.
Me gjithë entuziazmin e arsyeshëm që ka sjellë suksesi i transplantimit të mushkërisë, Arta nuk do ta ketë aq të lehtë jetën edhe pas kësaj. Ajo duhet të marrë për çdo ditë tableta të shumta dhe të rënda. Deri në fund të jetës.
Një shkrim rreth Artës i botuar në mediet zvicerane dhe i transmetuar edhe nga albinfo.ch, ka bërë që me rastin e saj të sensibilizohet një numër shumë i madh i zviceranëve dhe të tjerëve. Nga rreth 23 mijë ndjekës që ajo i kishte në rrjetin social instagram, për dy-tri ditë qenë bërë 30 mijë sish dhe ngritja e numrit vazhdonte. Ndërsa videoja e saj kur, kishim shkruar, tashmë ishte klikuar mbi 50 mijë herë.
Edhe në adresën e albinfo.ch, në faqen e saj të facebook-ut, janë paraqitur një numër i konsiderueshëm i lexuesve duke shprehur vullnetin për t`i dalë në ndihmë Artës. Ata kërkojnë informacione nëse kanë mundësi të dhurojnë mushkëritë e tyre për të mundësuar mbijetesën e vajzës së re.
Së fundi, Arta është bërë edhe një lloj ambasadoreje joformale e fushatës për sensibilizimin e njerëzve me dhurimin vullnetar të organeve. Swisstransplant. Ajo, duke iu drejtuar publikut, me shkrim dhe me zë e figurë, trimëron ata që ende janë në mëdyshje nëse do të japin ose jo organet e tyre për transplantim.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtëpër... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












