Shkurt.ch
46% të zviceranëve të rinj i shohin myslimanët si rrezik
Ndërsa vetëm 15 për qind ose tre herë më pak të rinj që jetojnë në qytete të mëdha i konsiderojnë myslimanët si rrezik për mënyrën e këtushme të jetesës
Në sondazhin e realizuar në kuadrin e një studimi të realizuar me porosinë e Departamentit Federal të Mbrojtjes, të rinjtë e moshës 19 vjeçare, veç tjerash janë pyetur edhe për qëndrimin e tyre ndaj komuniteteve fetare në vend.
Në këtë pikë, 46 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se myslimanët i perceptojnë si “rrezik për mënyrën e këtushme të jetës”, shkruan sda.ch. Pas myslimanëve, por me shkallë shumë më të ulët, një imazh të tillë e gëzojnë hebrenjtë, transmeton albinfo.ch. 18 për qind të të anketuarve i konsiderojnë të rrezikshëm pjesëtarët e këtij religjioni. Ndërsa ateistët përbëjnë rrezik për 13% të të rinjve që kanë marrë pjesë në sondazh.
Studimi vë në pah se janë në radhë të parë meshkujt e rinj nga zonat rurale ata që i shohin myslimanët s rrezik. Se sa i madh është dallimi në mes tyre dhe moshatarëve të tyre qytetarë shihet në këtë rezultat: vetëm 15 për qind ose tre herë më pak të rinj që jetojnë në qytete të mëdha i konsiderojnë myslimanët si rrezik për mënyrën e këtushme të jetesës, përcjel albinfo.ch. E kur mesatarja në nivel vendi është 46% atëherë mund të merret me mend se sa e lartë është përqindja në zonat rurale!
Për këtë sondazh janë pyetur 50 mijë të rinj dhe 1800 të reja. Përzgjedhja e tyre ka qenë e rastësishme.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










