Shkurt.ch
Çifti zviceran sulmohet në Indi
Mediat lokale kanë raportuar se Clerc ka thyer kafkën, ndërsa Droz dorën. Ata janë duke u trajtuar në një spital në Delhi, ndërsa nuk ka pasur arrestime
Një çift zviceran është sulmuar në Fatehpur Sikri, një monument 44 kilometra larg Taj Mahalit, ka njoftuar policia indiane.
Policia ka thënë për BBC-në se katër persona kishin sulmuar Quentin Jeremy Clerc dhe Marie Droz pas një përplasjeje të dielën në Agra.
Mediat lokale kanë raportuar se Clerc ka thyer kafkën, ndërsa Droz dorën.
Ata janë duke u trajtuar në një spital në Delhi, ndërsa nuk ka pasur arrestime.
Clerc ka thënë për gazetën “The Times” se përplasja nisi kur burrat nisën t’i fotografonin.
Sipas raportit policor, burrat detyruan Drozin të bënte selfie me ta dhe e mbajtën atë ashtu për një orë, para se ta sulmonin.
“Çifti erdhi në stacionin policor dhe i dërguam në spital për trajtim. Ata nuk donin të shkruanin një raport, por ne regjistruam rastin kundër katër burrave”, ka thënë inspektori i policisë, Amit Pathak, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










