Bota
Londra, e gatshme të dalë nga BE, pa fazë tranzicioni
May: "Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga Bashkimi Europian në vitin 2019 pa asnjë periudhë tranzicioni"
Londra është e gatshme të dalë nga Bashkimi Europian edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje. Konservatorët në vend paralajmëruan kryeministren britanike që të mos bëjë asnjë lëshim ekonomik në Bruksel.
Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për sa i përket marrëdhënieve tregtare deri në verën e vitit të ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian në vitin 2019 pa asnjë periudhë tranzicioni.
Britanikja Telegraph shkruan se dhe pse për momentin negociatat janë bllokuar, janë të paktë ata që do të donin të dilnin nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
Por vështirësitë për kryeministren britanike May nuk përfundojnë këtu pasi deputetë të partisë së saj e kanë paralajmëruar që të mos bëjë më lëshime në fushën ekonomike në Bruksel vetëm për të vijuar negociatat.
The Indipendent shkruan se një grup parlamentar europian i ka shkruar një letër ministres së jashtme britanike Amber Rud, për ta paralajmëruar se plani për skedimin e qytetarëve europianmë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar, bie në kundërshtim me ligjet europiane.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













