Shkurt.ch
Detektivët lejohen të përgjojnë invalidët e rrejshëm në vendet publike
Detektivi ka vëzhguar invalidin në kohën kur ky ndërtonte shtëpinë e tij. Ai e ka filmuar duke bartur shtylla druri tri metra të gjata të një shkalle dhe duke punuar me një makinë shpuese
Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur se është i lejuar vëzhgimi i fshehtë i pensionistëve invalidorë, kur ai bëhet në hapësira publike. Kjo, përkundër faktit se mungon baza ligjore.
Një person nga Kantoni Uri, mbi bazë të problemeve me shpinën, kofshën dhe gjunjët merr pension invaliditeti që nga viti 2002. Në vitin 2010 fondi i invaliditetit ka dashur ta vërtetonte nëse dhënia e pensionit ishte ende e nevojshme, shkruan luzernerzeitung.ch. Për këtë arsye ajo ka emëruar një detektiv privat që brenda katër ditëve ta vëzhgonte personin sot 65 vjeçar.
Detektivi ka vëzhguar invalidin në kohën kur ky ndërtonte shtëpinë e tij, transmeton albinfo.ch. Ai e ka filmuar duke bartur shtylla druri tri metra të gjata të një shkalle dhe duke punuar me një makinë shpuese. Mbështetur mbi këto vëzhgime dhe një ekspertizë mjekësore, zyra përkatëse ia ka ndërprerë pensionin në mënyrë retroaktive.
Ankesa që ai ka bërë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë të Kantonit Uri, është hedhur poshtë. Arsyeja e refuzimit të ankesës ka qenë e thjeshtë: duke punuar në ndërtimin e shtëpisë, ai ka shpërfaqur aftësinë e tij të vërtetë fizike për punë.
Por, i përmenduri ka bërë ankesën e dytë, në Gjykatën Federale, shkallën më të lartë të gjyqësisë në Zvicër. Ai është ankuar duke argumentuar se është e palejueshme që rezultatet e vëzhgimit të përdoren si dëshmi, pasi që nuk ka bazë ligjore për diçka të tillë. Me këtë rast ishte mbështetur mbi një vendim të bërë muajve të fundit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, i cili e shpallte të palejueshëm një veprim të tillë.
Por, Gjykata Federale e sheh çështjen ndryshe. Sipas saj, kur vëzhgimi bëhet në një hapësirë publike, lehtësisht të qasshme dhe kur invalidi është duke vepruar (punuar) me vullnet të vetin, atëherë vlerësimi i këtyre dëshmive është i lejueshëm. Është në interes të pensionistëve të tjerë invalidorë që të pengohet shfrytëzimi i padrejtë i pensioneve- për këtë arsye rasti kthehet sërish në Gjykatën e Lartë të Urit, e cila duhet të gjykojë sërish për shkallën e invaliditetit të pensionistit në fjalë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










