Bota
Virusi HIV po përhapet në Evropën Lindore
OKB-ja u ka bërë thirrje shteteve evropiane që t’i kundërvihen bashkërisht përhapjes së sëmundjes së dobësimit të imunitetit Sida dhe virusit HIV. Evropa ndodhet sot para një sfide më të madhe se Afrika, kur është fjala për luftimin e HIV dhe të Sida-s, tha në Berlin zëvendësdrejtori i Programit të OKB-së për Sida-n (UNAIDS), Luiz Loures.
Në këtë kontekst ai iu referua rritjes së jashtëzakonshme të infeksioneve të reja në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore, veçanërisht në Rusi.
Eksperti u shpreh në hapje të konferencës së ekspertëve që po zhvillohet në Berlin. Veprimet e mëvetësishme në nivel kombëtar në sfondin e valës së migracionit brenda Evropës nuk mund ta kufizojnë këtë problem, theksoi Loures.
Sylvia Urban, nga kryesia e Aleancës së Aksionit kundër Sida-s në Gjermani, tha se në Rusi, vendi më i prekur i rajonit, vitin e kaluar numri i infeksioneve e tejkaloi shifrën e 100.000. Krahasuar me këtë, në Gjermani vitin e kaluar numri i rasteve të reja me infeksionin HIV është 3200. Rritja e infeksioneve të reja dhe e rasteve të vdekjeve nga Sida në Evropën Lindore dhe në Azinë qendrore është përkundër tendencës mbarëbotërore.
“Qeveria gjermane duhet të kujdeset që Evropa Lindore të mund të përfitojë nga përvoja e Gjermanisë”, theksoi Sylvia Urban, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu duhet të punohet që diskriminimi të mos vazhdojë të pengojë aksesin e grupeve më të prekura tek masat e profilaksisë dhe trajtimit. “Përndjekja e homoseksualëve, e konsumatorëve të drogës dhe të tjera pakica është një katastrofë njerëzore dhe e bën të pamundur parandalimin e HIV”, tërheq vëmendjen Urban.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










