Shkurt.ch
Dëmtohen varret myslimane dhe shkruhen slogane antiislame
Ndër sloganet e shkruara janë ato: „Myslimanët jashtë Zvicrës“ dhe „Kurani, plumbi i terrorizmit“.
Persona të panjohur kanë vandalizuar gjatë natës nga e premtja në të shtunën në parcelën e varreve myslimane në varrezën e Bois-de-Vaux të Lozanës. Ata kanë rrëzuar gurë dhe objekte tjera të varreve dhe kanë shkruar me sprej slogane antiislamike mbi tabelat e varreve ose i kanë shkatërruar ato. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe lulet dekorative të vendosura mbi varre, shkruan agjencia e lajmeve SDA duke iu referuar gazetës 24 heures.
Ndër sloganet e shkruara janë ato: „Myslimanët jashtë Zvicrës“ dhe „Kurani, plumbi i terrorizmit“. Në njoftimet gazetareske thuhet se ato janë shkruar në një frëngjishte të keqe, transmeton albinfo.ch.
Policia ka deklaruar se vetëm sot pasdite është informuar lidhur me rastin. Zyrtarët kompetentë kanë shkuar pasditen e sotme në vendin e ngjarjes duke siguruar gjurmët dhe kryer operacionet tjera të nevojshme. Posa të kenë mbaruar punën e tyre, përgjegjësit do të kthejnë varret në gjendjen e mëparshme.
Autoritetet e qytetit të Lozanës kanë dënuar përmes një komunikate në mënyrën më të ashpër këtë akt vandalist dhe janë zotuar se do të ushtrojnë padi, përcjell albinfo.ch. Familjarët e të vdekurve varret e të cilëve janë dëmtuar, do të informohen personalisht. Po ashtu autoritetet e qytetit kanë marrë kontakt me kryetarin e Bashkësisë Islame të kantonit.
Në parcelën myslimane të kësaj varreze ka vend për 350 varre. Para lejimit të parcelës, në vitin 2016 kishte pasur kundërshtime të ashpra.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










