Tematike
Shqiptari Ambroz B., “tmerri i Hochdorfit”
Kështu e përshkruajnë gazetat zvicerane të riun shqiptar nga komuna Hochdorf e Lucernit, të cilit i ngarkohen 15 vepra brenda dy viteve
Shqiptari nga Kosova Ambroz B. ka qenë shpeshherë gjatë ditëve të fundit i pranishëm në shtypin e Zvicrës qendrore dhe në gazetën Blick. “Merita” për këtë publicitet qëndron te lista e gjatë e delikteve që, sipas shtypit ka kryer 22 vjeçari kosovar me pasaportë të Serbisë.
“Tmerri i Hochdorfit”, kështu e përshkruajnë gazetat e këtushme të riun, të cilit i ngarkohen 15 vepra penale brenda dy viteve. Plaçkitje, vjedhje, shkaktim lëndimi trupor, janë disa nga to. Katër herë deri më tash Ambrozi ka qëndruar në burgje të ndryshme, gjithsej 1 vjet.
Dhe, atij duket se jo vetëm që nuk i bëjnë përshtypje këto por madje ndjehet krenar, shkruan blick. Për më tepër, ai krekoset para shokëve dhe madje bën shaka me Zvicrën. “Mua këtu nuk mund të më ndodhë asgjë. Unë edhe ashjtuz nuk do të dënohem rëndë”, i ka thënë ai së fundi një shoku të tij. Ose “Për mua krejt njësoj. Unë nuk kam çfarë të humbas në këtë jetë”.
Mirëpo, ndërkohë duket se problemi i Ambrozit të papunë dhe të pa profesion, po bëhet më serioz. Në vend se të bënte siç kishte premtuar “të kërkojë më në fund një punë”, ai kishte kërcënuar reporterin e gazetës Blick.
Ai thuhet të ketë ardhur në Zvicër si 14 vjeçar, ku kishte jetuar fillimisht në Emmenbrücke të Cyrihut. Nuk kishte mundur të zinte vend në ndonjë punë të përhershme për shkak se nuk ishte i disiplinuar. Kështu, ai nuk punon. Tash jeton me paratë që ia huazojnë shokët.
Lidhur me rastin e Ambrozit, gazeta blick ka bërë sondazh me banorët e komunës Hochdorf. Shumica e tyre, disa edhe viktima të dhunës së ushtruar nga 22 vjeçari, thonë se ai duhet të dëbohet nga ka ardhur. Sipas tyre, dënimi me burg nuk bën punë te tipat sikur ai!
Vetëm ndonjëri thotë se “dënimi nuk është zgjidhje. Duhet punuar në preventivë!”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













