Kosova
Si duhet të votoni nga diaspora dhe deri kur?
Albinfo.ch ka kontaktuar me zyrtarët për informim të KQZ-së për mënyrën se si duhet të votojë diaspora dhe deri kur do të pranohen zarfet
Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, por votuesit nga diaspora mund të votojnë deri më 20 tetor, shkruan albinfo.ch.
Albinfo.ch ka kontaktuar me zyrtarët për informim të KQZ-së për mënyrën se si duhet të votojë diaspora dhe deri kur do të pranohen zarfet. “Afati i fundit i pranimit të zarfeve është deri më 20 tetor. Më pas nuk do të pranohen zarfet”, ka thënë një zëdhënës për albinfo.ch.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është mbyllur më 23 gusht.
Rreth 12 mijë kërkesa janë pranuar nga jashtë Kosova, derisa më shumë se dhjetë mijë aplikime janë pranuar si të rregullta.
Si të votohet përmes postës
Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal, i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.
Në fletëvotimin për kryetar komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org mund t’i gjeni fletëvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale, si dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin Subjekt Politik.
Kthimi i pakos së fletëvotimeve:
Fletëvotimet e plotësuara vendosni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose në një zarf tjetër të pa shënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruaj fshehtësinë e votës tuaj.
Zarfi i fshehtësisë i mbyllur dhe kopja e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendosen në zarfin e kthimit me adresë të shtypur të KQZ-së ose në një zarf tjetër ku të shënohet adresa e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











