Lifestyle
Jolie pranoi të bëhej agjente në jetën reale
Në vitin 2012, Jolie kishte dalë publikisht në një video në YouTube duke kërkuar arrestimin e Konyt

Aktorja e njohur Angeina Jolie ishte përfshirë në një plan për kapjen e liderit ushtarak të Afrikës, Joseph Kony, sipas disa dokumenteve të publikuara nga uebsajti francez investigativ “Mediapart”.
Në detajet e këtyre dokumenteve kuptohet se në planet e ish-kryeprokurorit Luis Moreno Ocampo ishte edhe ylli i “Mr. and Mrs. Smith”.
“Harroni yjet tjera, ajo është e duhura. Ajo dëshiron ta arrestojë Konyn. Është gati. Ndoshta do të shkojë edhe Brad Pitt”, kishte shkruar Ocampo në dokumentet e tij.
Kony, lideri i Ushtrisë së Rezistencës, më 2005 u akuzua për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit pasi kishte kidnapuar fëmijë dhe i kishte kthyer në ushtarë apo sllave seksi, por i ishte shmangur kapjes.
Tash është një shpërblim prej pesë milionë dollarëve për kapjen e tij.
Plani i zbuluar tregon se Jolie dhe burri i saj në atë kohë, Brad Pitt, ta ftonin Konyn në një darkë private.
“Brad është përkrahës. Le të diskutojmë. Me dashuri”, kishte shkruar Jolie në përgjigjen drejt Ocampos, transmeton albinfo.ch.
Plani, megjithatë, u hesht pasi Jolie nuk ktheu më përgjigje.
Në vitin 2012, Jolie kishte dalë publikisht në një video në YouTube duke kërkuar arrestimin e Konyt. “Kam qenë në Uganda dhe Congo dhe në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime. Ai është një njeri të cilin e duam të gjithë në burg, andaj mendoj se është shumë mirë që sa më shumë njerëz të dinë për këtë. Ai është jashtëzakonisht njeri i tmerrshëm”, kishte thënë ajo atë kohë.
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri