Shkurt.ch
Rrëmbehet një zvicerane në Sudan
Sipas informacioneve të Agjencisë Zvicerane të Lajmeve SDA, e rrëmbyera është një punonjëse shumëvjeçare e organizatave që shpërndajnë ndihma humanitare
Në regjionin e trazuar të Sudanit, në Darfur është rrëmbyer një shtetase zvicerane. Ministria e Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se është në njohuri për rastin.
“Përfaqësia jonë në vnd (Sudan) është në kontakt me autoritetet lokale dhe sqarimet janë duke u bërë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, George Farago për radion SRF. Ai ka theksuar se Zvicra po kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gruas së rrëmbyer.
Ndërkaq, sipas informacioneve të Agjencisë Zvicerane të Lajmeve SDA, e rrëmbyera është një punonjëse shumëvjeçare e organizatave që shpërndajnë ndihma humanitare në vendin e prekur rëndë nga kriza. Një koordinuese e OKB-së thotë se zviceranja e rrëmbyer jeton dhe punon prej shumë vitesh në Darfur por nuk ka qenë punonjëse e OKB-së.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












