Shkurt.ch
Dekorohen 140 ushtarë zviceranë që kanë shërbyer në Kosovë
Të premten, më 6 tetor në sheshin e fshatit Stans janë dekoruar me medale të shërbimit 140 pjesëtarë të Kontigjentit të 36-të të Swisscoy-t
Në Stans, Kantoni Nidwalden në Zvicrën Qendrore është e vendosur qendra Swissint për trajnimin e ushtarëve që përgatiten për të shërbyer në Swisscoy, misionin ushtarak zviceran në kuadër të KFOR-it, në Kosovë.
Të premten, më 6 tetor në sheshin e fshatit Stans janë dekoruar me medale të shërbimit 140 pjesëtarë të Kontigjentit të 36-të të Swisscoy-t, thuhet në një njoftim të publikuar në luzernerzeitung.ch.
Mirënjohjet ata i kanë marrë për shërbimin gjashtëmujor në Kosovë, të cilin e kanë përmbyllur më 5 tetor, transmeton albinfo.ch. Ndërsa duke filluar nga 5 tetori 2017 përgjegjësinë në kuadër të Swisscoy-t e ka marrë kontingjenti numër 37, thuhet në një komunikatë të misionit ushatark zviceran në Kosovë.
Të gjitha, katër regjionet gjuhësore të Zvicrës janë të përfaqësuara në Swisscoy, i cili vepron që nga tetori i vitit 1999 ndërsa 16 për qind të pjesëtarëve janë të gjinisë femrore.
Foto: Swissint)(
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











